Zbardhet dëshmia e mbrojtësit të Milanit

Futboll

Zbardhet dëshmia e mbrojtësit të Milanit

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 12:59
Florenci

Baste po, por kurrë në fu tboll. 

Para në disa lojëra, duke përfshirë ruletin, por jo në sportin e tij. Kjo është e vërteta që Alesandro Florenci deklaroi përpara Manuela Pedrotes, prokurores, e cila koordinon hetimet për një raund të gjerë bastesh në platforma të paligjshme, ku janë përfshirë disa futbollistë.

Florenci është i katërti emër në listën e të dyshuarve pas Nikolo Faxholit (Juventus), Sandro Tonali (Njukasëll) dhe Nikolo Zaniolo (Aston Vila) dhe si tre të tjerët u shfaq në katin e shtatë të gjykatës, ku ishin zyrat e zv.prokurores Enrika Gabeta, për t’u marrë në pyetje.

Ishte një diskutim mjaft i gjatë, por i frytshëm, i cili shërbeu për të sqaruar pozicionin e tij dhe gjithashtu për të hequr rrezikun e skualifikimit në frontin federal.

Anësori i Milanit mbërriti rreth orës 15:30 i shoqëruar nga avokatët e tij, Antonio Konte dhe Xhanluka Tonjoci (i njëjti i Zaniolos), duke kaluar si zakonisht nga një hyrje dytësore për të shmangur gazetarët (tani është praktikë e zakonshme kur bëhet fjalë për futbollistë) dhe u largua pak më parë, një orë më vonë.

Situata e tij duket më e ngjashme me atë të Zaniolos (i cili gjithmonë pretendonte se kishte luajtur vetëm blackjack dhe poker) sesa Faxholi dhe Tonali (të cilët pranuan bastet në futboll) dhe gjithashtu për këtë arsye shumë më e lehtë.

Nëse nga pikëpamja kriminale 31-vjeçari kuqezi rrezikon një gjobë, nga aspekti sportiv asgjë nëse vërtetohet se nuk ka vënë kurrë bast në futboll.

Florenci sqaroi pozicionin e tij, duke përsëritur mospërfshirjen absolute në asnjë lloj basti mbi futbollin, as nuk u shfaq ndonjë provë apo mosmarrëveshje në këtë sens.

Ai pranoi se kishte luajtur në platforma të paligjshme dhe dha të gjitha sqarimet e kërkuara nga prokurori, të cilit i kërkoi të përcaktojë pozicionin e tij sa më shpejt. Nga ajo që filtron nëpër prokurori nuk është gjetur asnjë provë bastesh futbolli.

Gjatë marrjes në pyetje, njerëzit e skuadrës së hetuesve të drejtuar nga Luixhgi Mitola i kërkuan Florencit të jepte llogari për bisedat e gjetura në një nga pajisjet elektronike të sekuestruara nga tre lojtarët e tjerë nga ku ka dalë edhe emri i tij.

Ata i treguan lojtarit bisedat dhe ai pranoi se ishte fokusuar në faqet ilegale, duke përsëritur megjithatë se u kufizua vetëm në ato. Hetuesit janë të interesuar të kuptojnë se kush qëndron pas rrjetit klandestin të basteve shumëmilionëshe: dyshimi është se menaxhimi është në duart e krimit të organizuar dhe lojtarët mund të ndihmojnë në rindërtimin e të gjithë rrjetit.

Florenci u duk i sinqertë dje, teksa vepra për të cilën akuzohet është e njëjtë me tre kolegët, ushtrimi i paligjshëm i lojërave apo basteve, parashikuar nga neni 4 i ligjit 401 të vitit 1989. Ashtu si të tjerët, ai do të shpëtojë me një gjobë jo fort të kripur.

JO FUTBOLL – Edhe para se të dëgjohej, Florenci i kishte përsëritur Milanit si klub, menaxherit të tij Alesandro Luçi dhe avokatëve që e ndihmonin se nuk kishte vënë kurrë bast për futbollin.

Pozicioni i lojtarit, i cili më pas u vendos bardh e zi me njoftimin për shtyp, është i qartë dhe nga ana e rrethit të tij nuk ka dyshime për vërtetësinë e deklaratave të tij, edhe sepse për momentin nuk ka asnjë të dhënë në duart e Prokuroria e Torinos, e cila mund të vërtetojë të kundërtën.

Emri i tij nuk figuron në përgjime, është sjellë nga një prej lojtarëve të tjerë. Pasi ka dhënë versionin e tij në Torino, një dëshmi e dytë nuk duhet të jetë e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat