Ruiz: Grupi më i tmerrshëm në Champions

Futboll

Ruiz: Grupi më i tmerrshëm në Champions

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 23:56
Ruiz

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Fabian Ruiz ka dhënë një intervistë për mediet italiane ku ka folur për Champions League-n dhe kundërshtarët që kanë në grupin e tyre.

Fabian Ruiz theksoi se PSG-ja është në grupin më të tmerrshëm, pasi ka kundërshtarë si Milan, Borussia Dortmund dhe Newcastle.

“Grup i tmerrshëm është termi i duhur. Të gjitha, të katra skuadrat varen nga vetja, nëse fitojnë apo jo, pasi të gjitha janë të një niveli. Me Newcastle në shtëpi na mbetet vetëm të fitojmë, pastaj të shohim”, –deklaron spanjolli.

Renditja aktuale e Grupit A të Champions League:

Borussia Dortmund 7 pikë

PSG 6 pikë

Milan 5 pikë

Newcastle 4 pikë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat