De Gea refuzon

Futboll

De Gea refuzon

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

David De Gea qëndron pa skuadër prej muajit korrik, kur i dha fund aventurës 12-vjeçare me Manchester United. Portieri spanjoll ka marrë disa oferta, por ende nuk ka zgjedhur skuadrën e radhës.

Teksa po pret janarin për të firmosur dhe për t’u rikthyer mes portave. Së fundmi ka marrë një ofertë të majme nga Arabia Saudite, por është detyruar të refuzojë për shkak të… bashkëshortes!

Al-Nassr, klubi ku bën pjesë edhe Cristiano Ronaldo, i ka ofruar 33-vjeçarit rreth 500 mijë paund në javë! Por, Edurne Garcia Almagro, gruaja e “gardianit” iberik, ka vendosur veton.

Pasi nuk dëshiron të jetojë në Arabinë Saudite. Dhe David e ka dëgjuar duke iu përgjigjur negativisht propozimit saudit. E ardhmja e portierit pritet të jetë në MLS-në amerikane.

Teksa nuk përjashtohet edhe opsioni i rikthimit në “Old Trafford”. Andre Onana do të mungojë në janar për shkak të Kupës së Kombeve të Afrikës. Dhe “Djajtë e Kuq” po e mendojnë seriozisht rikthimin e De Geas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat