Bruno Fernandes, për herë të parë flet për të ardhmen e tij

Futboll

Bruno Fernandes, për herë të parë flet për të ardhmen e tij

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 17:22
Pamje nga një ndeshje

Kapiteni i Man. Junajtedit, Bruno Fernandes, ka insistuar se është i lumtur në klub, pavarësisht raporteve që e lidhin atë me një transferim në Arabinë Saudite.

Fernandes thuhet se kërkohet nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF), që ka në pronësi katër skuadra të Ligës Pro Saudite.

Pavarësisht se është kapiten I Junajtedit paraqitjet dhe qëndrimi i mesfushorit kanë tërhequr kritika gjatë vitit të kaluar. Megjithatë, 29-vjeçari ka hedhur poshtë thashethemet se ai mund të largohet nga “Old Trafford”.

“Unë jam i fokusuar te kombëtarja dhe Junajtedi. Jam i lumtur ku jam. Në kombëtare kemi pasur disa momente shumë të mira, te Man. Juanjtedi nuk e nisëm ashtu siç donim. Unë nuk i shikoj thashethemet. Unë nuk u kushtoj vëmendje atyre.

Sot është shumë e lehtë të përhapësh thashetheme në shtyp. Preferoj të përqendrohem në objektivat e mia”, tha ai.

Kontrata e tij skadon në vitin 2026, kohë në të cilën ai do të jetë 31 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat