Gallardo pranoi propozimin e klubit saudit

Futboll

Gallardo pranoi propozimin e klubit saudit

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 20:25
Gallardo

Pak më shumë se një vit pasi u largua nga klubi i tij i dashur si hero, ish-trajneri i River Plate, Marcelo Gallardo ka pranuar një ofertë me vlerë rreth 15 milionë euro në vit për të marrë drejtimin nga Al-Ittihad i Arabisë Saudite.

Pas disa ditë negociatash, Gallardo pranoi propozimin e klubit saudit dhe zyrtarisht u emërua trajneri i ri i klubit saudit.

47-vjeçari me eksperiencë ka nënshkruar një kontratë 18-mujore deri në qershor 2025, me mundësi vazhdimi edhe për 18 muaj shtesë (deri në qershor 2027), me vlerë rreth 15 milionë euro në vit, që do ta shohë atë në mesin e tre më të paguarve trajnerë në botë.

Kjo lëvizje, e cila u konfirmua nga media të shumta të mërkurën, vjen si befasi. Pas një përralle tetëvjeçare në Monumental plot trofe me River Platen, Gallardo ishte i destinuar të merrte në dorë një klub të madh evropian, por kjo nuk ndodhi.

Burime pranë tij kanë zbuluar se ai ka refuzuar oferta të shumta nga klube të tilla gjatë 12 muajve të fundit dhe tani do të marrë drejtimin nga Al-Ittihad, i cili është i pesti në ligë dhe mburret me yje si Karim Benzema, N’Golo Kanté dhe Fabinho.

Gallardo zëvendësoi Nun Espirito Santo në stolin e Al-Ittihad dhe deri më tani ai kaloi vetëm një sezon jashtë vendit kur drejtoi Nacional nga Uruguai në vitin 2012, me të cilin fitoi titullin.

Më pas ai mori drejtimin e River Plate në 2014 dhe qëndroi për tetë vjet e gjysmë, duke fituar 14 tituj, duke përfshirë Copa Libertadores dhe Copa Sudamericana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat