Reali largon lojtarin drejt Arabisë

Futboll

Reali largon lojtarin drejt Arabisë

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 13:41
Logo e Realit

Ferland Mendi duket se do të largohet nga Real Madridi pas katër viteve e gjysmë qëndrim në “Santiago Bernabeu”.

Mbrojtësi i majtë francez nuk është më një i paprekshëm në Madrid dhe largimi i tij në janar nga Reali është mëse i mundur.

E ardhmja e anësorit francez duket se do të jetë në Arabinë Saudite, ku Al Hilal ka shprehur interesim për transferimin e tij.

Një numër i madh i futbollistëve nga Evropa si Karim Benzema, Kristiano Ronaldo, Nejmar, N’Golo Kante, Xhordan Henderson e të tjerë zgjodhën transferimin në Arabinë Saudite dhe rrugën e tyre duket se do ta ndjek edhe Mendi.

“Los Blankos” janë të gatshëm ta lejojnë largimin e tij, por duan që të fitojnë 30 milionë euro nga shitja e francezit. 28-vjeçari u kërkua edhe në Premier Ligën, por dëshira e tij është të transferohet në Lindjen e Mesme për të fituar kontratën e ëndrrave sa i përket aspektit financiar. Paratë e fituara nga shitja e Mendyt, Real Madridit pritet t’i shpenzojë në Alfonso Dejvis, me kanadezin që është objektivi kryesor për krahun e majtë të mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat