Dilema mes Koacisë dhe Uellsit

Futboll

Dilema mes Koacisë dhe Uellsit

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”, luajnë mbrëmjen e sotme sfidat e fundit në grupe përpara fazës “play off”.

Verdikti final është ai i Grupit D, ku Kroacia do të presë Armeninë, me skuadrën e Modriç që luan me çdo kusht për një fitore.

Nëse kroatët nuk arrijnë të marrin tre pikët dhe Turqia do të mposhtet përballë Uellsit, do të jetë kjo e fundit që do të shkojë në Europian, teksa Kroacia do të shkojë në “play off”.

Në fushë gjithashtu zbret dhe Kosova, e cila luan ndeshjen e fundit në grup përballë Bjellorusisë, me “Dardanët” që do të kërkojnë tri pikët në mënyrë që ta mbyllin këtë fushatë në vendin e tretë, në rast se Izraeli dështon të fitojë në transfertë me Andorrën.

Në takimet e tjera, Franca luan në transfertë me Greqinë, ndërsa Holanda udhëton drejt Gjibraltarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat