Çdo kombëtare për pjesëmarrjen përfiton 9.25 milion

Futboll

Çdo kombëtare për pjesëmarrjen përfiton 9.25 milion

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Kampionati Evropian ka një ndikim ekonomik në llogaritë e UEFA-s. Edicioni i fundit, ai i 2020, solli 1.8 miliardë të ardhura me 1.2 miliardë kosto, fitimi neto ishte mbi 600 milionë euro. Parashikimi për Kampionatin Evropian që do të mbahet verën e ardhshme në Gjermani është mbi 2.4 miliardë euro me kosto rreth 1.2 miliardë, e fitimi po aq, rreth 1.2 miliardë.

Nga këto të ardhura, një e shtata pritet të shkojë për federatat pjesëmarrëse. Por vlera përfundimtare do të vendoset në një takim të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s më 2 dhjetor. Megjithatë, dihet tashmë shuma e buxhetuar nga federata kontinentale e futbollit, 331 milionë euro.

E nëse këto shifra do të konfirmohen në mbledhjen e 2 dhjetorit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, çdo ekip kombëtar do të marrë të paktën 9.3 milionë euro si bonus për pjesëmarrjen dhe çmime të tjera të lidhura me rezultatet.

Edhe Federata Shqiptare e Futbollit do të përfitojë nga bonuset e UEFA-s, sepse kombëtarja e kuqezinjve ka siguruar kualifikimin në Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat