“Zoti është shqiptar”, banderola në “Air Albania” tërbon serbët

Futboll

“Zoti është shqiptar”, banderola në “Air Albania” tërbon serbët

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 18:50
Banderola në “Air Albania”

Shqiptarët kudo ku ndodhen mbrëmjen e kaluar kanë festuar pavarësisht rezultatit 0-0 që kuqezinjtë morën në “Air Albania” përballë Ishujve Faro.

Nata e mbrëmshme është historike, jo vetëm pse Shqipëria u kualifikua sërish në një tjetër kampionat Europian, por sepse zuri vendin e parë në grup me 15, po aq sa Republika Çeke, por me golavarazh më të mirë.

Megjithatë kjo gjë duket se nuk ju ka përlqyer aspak serbëve, të cilët kanë gjetur sërish një shkak për të komenuar për keq kombëtaren dhe tifozët shqiptarë.

As 15 pikët e grumbullurara, as vendi i parë dhe as supegolat e shënuar nga kuqezinjtë e të reklamuar nga UEFA nuk ju hynë në “sy” serbëve, por ajo që ju tërhoqi vëmendje ishte banderola në “Air Albania” ku shkruhej se “Zoti është shqiptar”.

“Një mesazh i turpshëm bëri xhiron e planetit” – lexohej në titullin e pamfletit serb, "Kurir".

“Tifozët shqiptarë brenda një kohe të shkurtër krijuan një sërë skandalesh dhe para se të digjnin flamurin e Serbisë, kanë vendosur edhe një pankartë që sulmonte fenë, kishën dhe Zotin”, shkruan pamfleti serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat