Klubi shpërblen zëvendësin e tij me meritë!

Futboll

Klubi shpërblen zëvendësin e tij me meritë!

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 20:00
Manuel Neuer

Falë kthimit të ngadaltë dhe rikuperimit te gjate te Manuel Neuer – shkak u be aksidenti duke bere ski gjate pushimit dimeror te janarit, Bayern Munich vendosi një bast të fortë te portieri Sven Ulreich mes shtyllave në dymbëdhjetë raste gjatë sezonit.

Kjo edhe duke shitur nje portier tjeter sic ishte Sommer, qe u transferua te Interi.

Ish-lojtari 35-vjeçar i Hamburgut, pavarësisht se ka qenë gjithmonë rezervë e kolegut të tij dhe madje i dyti pas Sommer deri sa zviceriani u largua, ka garantuar një paraqitje të shkëlqyer gjatë këtyre muajve të parë të sezonit, aq sa drejtuesit bavarez kane bere gati kontratën e re.

Siç raportohet nga SkySport DE Ulreich do të nënshkruajë deri në qershor 2025 dhe do te jete alternativa e pare e Neuer qe do te rifitoje rolin e liderit ne porte dhe kerkon te jete gjithashtu edhe ne Euro 2024 ne Gjermani, pavaresisht konkurrences me Ter Stegen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat