Muslija: Bëmë një ndeshje shumë të mirë

Futboll

Muslija: Bëmë një ndeshje shumë të mirë

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 23:26
Muslija - majtas

Për Florent Muslijan skuadra e Kosovës bëri një ndeshje të mirë, por shtoi se i mungoi vetëm goli ndaj Bjellorusisë.

Duke folur për emisionin “Dardanët” në SuperSport/Digitalb, Muslija theksoi se ai vet është në formë, ndaj nuk arrin ta kuptoj pse në këto ndeshje me Kosovën nuk ka mundur të shfaqë veten.

Ndeshja: “Bëmë një ndeshje shumë të mirë. Ne dhamë maksimumin, por e vetmja gjë që na mungoi ishte goli, nuk bëmë dot golin.”

Me skuadrën tënde je shfaqur në formë, çfarë të pengon te Kosova? “Unë mund të them që jam në formë me skuadrën time, jam duke bërë mirë.

Megjithatë edhe këtu jam duke dhënë maksimumin, pasi është skuadra e vendit tonë, por  nuk e di pse nuk po na ecën.”

Çfarë nuk shkoi në ndeshjet e fundit? “Deri para tre ndeshjeve të fundit ishim shumë mirë, por në tre ndeshjet e fundit nuk e kuptova pse nuk na eci.

Prisja kualifikimin në të vërtetë, por nuk e di pse nuk mundëm të merrnim rezultate pozitive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat