​“Nuk e di nëse do të qëndrojë”, Mourinho flet për të ardhmen te Roma

Futboll

​“Nuk e di nëse do të qëndrojë”, Mourinho flet për të ardhmen te Roma

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 10:08
Jose Mourinho

Jose Mourinho si duket e ka vënë skuadrën e Romës në panik, me fjalët e fundit për të ardhmen e tij.

Kur u pyet për çështjen e skadimit të kontratës te Roma më 24 qershor, përgjigja e Mourinhos nuk do t’i pëlqejë “Giallorossëve”.

“Unë ende nuk e di nëse do të qëndrojë në klub. Nuk kam folur me pronarët për këtë gjë, kështu që nuk mund të ju përgjigjem për të ardhmen time”, tha Mourinho.

AS Roma pas 12 ndeshjeve zë vendin e shtatë në Serie A në kuotën e 18 pikëve, aq sa ka edhe Bologna në vendin e tetë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat