Behrami dhe Xhemaili kritikojnë yjet e kombëtares: Herët a vonë çdo gjë kthehet

Futboll

Behrami dhe Xhemaili kritikojnë yjet e kombëtares: Herët a vonë çdo gjë kthehet

Nga: K. Goca Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 16:55
Zvicra

Pas disfatës (1:0) së Zvicrës ndaj Rumanisë, Valon Behrami e Blerim Xhemaili diskutojnë për kombëtaren. 

“Me një disfatë kombëtarja e Zvicrës ka përfunduar kualifikimin për Kampionatin Evropian.

Kombëtarja e zhgënjyer në fund të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Me humbjen 1:0 ndaj Rumanisë, ata nuk e fituan grupin. 

Kjo shkakton diskutime. 

Gjithashtu ish - lojtarët e kombëtares së Zvicrës, Blerim Xhemaili, Alberto Regazzoni dhe Valon Behrami, folën në studion e RSI”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

Pas ndeshjes, futbollisti Manuel Akanji, u pyet se çfarë i tha trajneri Murat Yakin për ekipin në fushë. Përgjigja e tij: "Ishte shumë e zhurmshme, nuk e kuptova".

Behrami thotë: “Ne jemi mësuar të kemi figura kombëtare që janë të mbimbrojtur vetëm sepse luajnë për Manchester Cityn”.

Xhemaili kujton kohën e tij në Napoli kur "lojtarët më fenomenalë ishin njerëzit më të përulur". 

“Xhaka nuk po bën atë që po bën në Leverkusen dhe Akanji është krejtësisht jashtë formës”, tha Xhemaili. “Nuk e di se çfarë mendojnë, kush janë.

Mund të jesh lojtari më i mirë, por nëse nuk je i përulur, herët a vonë gjithçka do të kthehet”, tha më tej. 

Gjëja më e rëndësishme në futboll është gjithmonë ekipi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat