Eleminohet Anglia, Franca kualifikohet me penallti ndaj Senegalit

Futboll

Eleminohet Anglia, Franca kualifikohet me penallti ndaj Senegalit

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Uzbekistan – Francë është çifti i fundit i zyrtarizuar në raundin çerekfinal të Kampionatit Botëror të moshës deri në 17 vjeç në Indonezi,.

Uzbekistani në mënyrë surprizë ka eleminuar Anglinë, që në fakt në këtë Kampionat Botëror ka ardhur nga Play-off i Kampionatit Europian të moshës deri në 17 vjeç në Hungari, teksa kishte mundur Zvicrën, 4-2.

Saidov ka shënuar në të 4’. Ndala mes shumë vështirësive ka barazuar në të 35’. Në pjesën e dytë, Uzbekistani ndëshkon dhe një herë tjetër me anë të Mizraev dhe 2-1.

Ndërkohë nënkampionia e Europës për moshën deri në 17 vjeç, Franca, e ka patur shumë të vështirë me Senegalin. Pas përfundimit të kohës së rregullt 0-0 janë dashur gjuajtjet nga pika e bardhë e penalltisë, atje ku Franca ka fituar 5-3.

E enjtia është pushim për Botërorin e moshës deri në 17 vjeç, kurse të premten luhen çerekfinalet e para, të cilat janë Spanjë – Gjermani dhe Brazil – Argjentinë. Kurse të shtunën Francë – Uzbekistan dhe Mali – Marok, teksa luhen në ora 09:30 dhe 13:00 me orën e Tiranës. Kampionati Botëror i moshës deri në 17 vjeç përfundon më 2 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat