Gjermania “kampione”, ndiqet nga Spanja e Italia

Futboll

Gjermania “kampione”, ndiqet nga Spanja e Italia

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 17:13
Gjermania

Në edicionet e fundit ka dalë në pah se pjesëmarrja në një finale Europiani nuk është një detyrë e lehtë. Italia siguroi një vend mes më të mirave të kontinetit në frymën e fundit duke ndarë nga një pikë me Ukrainën.

Falë këtij rrezultati të besuarit e Spaletiti siguruan mundësinë për  të mbrojtur titullin kampion, por njëkohësisht u veçuan nga një pjesë e mirë ekipesh.

Arsyeja? E thejshtë! Italia është skuadra e tretë me më shumë prezenca në fanzën finale të Europianit. Skuadra e Spaletit ka siguruar këtë vit pjesëmarrjen e 11 në këtë event.

Më mirë se “të kaltrit” kanë bërë vetëm Spanja dhe Gjermania. Ekipi iberik në “Gjermani 2024” luan për herë të 12-të në një Europian.

Ndërsa për Gjermaninë bëhet fjalë për pjesëmarrjen e 14-të në këtë kompeticion. Asnjë përfaqësuese nuk ka qenë kaq e rregullt sa ajo gjermane, e cila nuk ka humbur asnjë edicion të kompeticionit më të lakmuar kontinental.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat