Milani përgatit katër nënshkrime

Futboll

Milani përgatit katër nënshkrime

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 18:45
Milani

Një sulmues dhe një mbrojtës me siguri, një mesfushor dhe një mbrojtës i majtë ndoshta. Tregu i transferimeve të Milanit premton blerje të bujshme në janar dhe nuk mund të përjashtohet një gjysmë-revolucion në skuadër. Cardinale synon të hapë portofolin e tij në tregun e transferimeve të dimrit për të mbushur menjëherë disa boshllëqe të dukshme në skuadrën e Piolit.

Një alternativë për Giroud. E drejtuesit e klubit kuqezi do të provojnë për Jonathan David nga Lille, kontrata e të cilit skadon në 2025 dhe kushton rreth 40 milionë euro), ose Serhou Guirassy, (Serhu Girasi) ​​autor i 15 golave për Stuttgartin në 9 ndeshje të ligës. Ai ka një klauzolë prej 17 milionë euro, por megjithë dëshirën lojtari mund të largohet nga Bundesliga vetëm në qershor. Vëmendje do t’i kushtohet edhe mbrojtjes, ku shpresojnë të sigurojnë një qendërmbrojtës me formulën e huazimit.

 Kiëior i Arsenalit dhe Badiashile i Chelseat janë dy mundësi. Moncada po vlerëson edhe Assan Ouédraogo, në mesfushë. Por Milani duhet të mundë konkurrencën e madhe për mesfushorin 17 vjeçar të Schalke 04. Sipas La Gazzetta dello Sport, klauzola prej 12 milionë eurosh mund të jetë e arritur për Milanin dhe Assan do të zëvendësojë Krunic, për të cilin Fenerbahce por bën prej kohësh presion.

Më në fund është nevoja për një alternativë të Theo Hernandez. Juan Miranda nga Betis është profili i duhur. Ai do të mbërrijë në qershor me shumë siguri. E vetmja pengesë mbetet paga e konsiderueshme prej 2 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat