Kupa e Francës do të luhet sonte në orën 01:00

Futboll

Kupa e Francës do të luhet sonte në orën 01:00

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Duke folur për kalendarët e ngarkuar dhe ndeshjet që luhen në çdo kohë, sonte në orën 01:00 pas mesnate do të luhet Kupa e Francës. “Kupa e Francës?”

Dikush do të trembet, duke menduar se zona kohore midis shume vende europiane dhe Frances është e njëjtë.

Në realitet, kjo kohë e pazakontë ka një arsye shumë specifike dhe është e lidhur me të kaluarën koloniale franceze.

Sfida midis Moulien dhe Baie Mahault, në fakt, sheh dy skuadra nga Guadeloupe, një ishull i Karaibeve që është pjesë e Departamentit të Jashtëm të sistemit francez, të përballen me njëra-tjetrën.

Kjo shpjegon zonën kohore shumë kurioze për një ndeshje të përfshirë në një kompeticion në zemër të Evropës. Kujtojme qe Kupa e Liges se Frances perfshin te gjitha skuadrat nga cdo kategori dhe cdo rajon qe kane qene edhe koloni e Frances.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat