Hasani: I lumtur për 3 pikët kundër Kastriotit

Futboll

Hasani: I lumtur për 3 pikët kundër Kastriotit

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 19:49
Hasani

Mesfushori Edon Hasani foli pas fitores ndaj Kastriotit duke thënë që të rëndësishme janë 3 pikët.

“E nisëm mirë ndeshjen, u futëm për 3 pikët, pasi ekipit kaloi 3-0 kaluam në një lloj vetëkënaqësie është hera e dytë që na ndodh, na ndodhi me Luzin është diçka që besoj duhet ta rregullojmë por e rëndësishme është që morëm 3 pikët.

Kur fiton ekipi duhet kalu me një analizë por duhet të rrimë me këmbë në tokë.

Profesor Dede është gjithmonë kritik pasi do më të mirën, pork jo gjë na shërben dhe neve pasi  futim një marrsh më tepër. Është hera e parë që luaj në Kategorinë e Parë dhe ka ca specifika të veçanta nuk është njësoj si në Superligë.

Superliga është më taktike, ka më shumë rregull kurse Kategoria e Parë ka ca fusha që janë specifike dhe ca terrene që nuk janë të mira. Bylis, Flamurtari dhe Vora janë të trija rivale dhe janë ndërtuar për të dalë në Superiore, por unë i shoh të rëndësishme fushat me Burrelin, Korabin dhe Kastriotin, janë ndeshje që duhen fituar. Ekipi duhet të ketë karakter në këto fusha për të bërë diferencën në këto ndeshje, kam besim në këto ndeshjet me 3 skuadrat që përmende ti, pasi mendoj që e kemi më të lehtë dhe për tu shprehur”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat