​Zvicra mund ta shkarkojë trajnerin

Futboll

​Zvicra mund ta shkarkojë trajnerin

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 19:52
Murat Yakin

Kush do të drejtojë kombëtaren zvicerane të futbollit në Kampionatin Evropian 2024? Deklaratat e drejtori Pierluigi Tamit pas humbjes 0-1 në Rumani të paktën sugjerojnë se nuk do të jetë Murat Yakin.

Qoftë i drejtë apo i gabuar, ky gjykim për një shkarkim të mundshëm të Yakin është lënë i hapur. Të paktën po aq e denjë për diskutim është mënyra sesi federata e trajton trajnerin e saj.

Në vend që të bëhet analiza e paralajmëruar menjëherë pas ndeshjes së fundit kualifikuese, ajo do të shtyhet për në dhjetor. Pse? , Siç shkruan gazeta zvicerane “Blick”, të gjitha faktet dhe përshtypjet janë në tryezë. Tami tha në Rumani se kishte një mendim. Dhe mendimi i tij ka peshë. Si drejtor i Kombëtares dhe i vetmi ekspert futbolli në ekipin drejtues të Zvicrës, ka të drejtë të bëjë sugjerime për çështjen e trajnerëve, të cilat bordi qendror duhet t'i miratojë.

Për dhjetë ditë do të hidhet shorti për grupet e Kampionatit Evropian. Dhjetë ditë janë të mjaftueshme për të vendosur fatin e Yakin. Por federata zvicerane dëshiron të presë. Dhe trajneri tani duhet të ulet në Elbphilharmonie në Hamburg më 2 dhjetor dhe, pas shortit, të gjykojë grupin zviceran bazuar në vështirësinë dhe atraktivitetin. Pa e ditur nëse do të jetë trajner verën e ardhshëm.

Ndër të tjera, Yakin në shumë raste është kritikuar nga yjet e skuadrës, aty ku nuk kanë munguar as Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat