Presidenti i Portos: Milani la nam për Taremin, ofertat e tyre thjesht qesharake

Futboll

Presidenti i Portos: Milani la nam për Taremin, ofertat e tyre thjesht qesharake

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 19:55
Taremi

Mehdi Taremi ishte një nga objektivat e Milanit për përforcimin e sulmit.

Por, kuqezinjtë nuk arritën marrëveshjen me Porton në verë. Dhe në fund morën Luka Jovic në huazim nga Fiorentina.

31-vjeçari iranian, autor i 39 golave me skuadrën kombëtare, ndodhet në vitin e fundit të kontratës me “Dragonjtë e Oportos”.

Dëshira e tij ishte kalimi në San Siro, por dy klubet nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët gjatë muajit gusht.

Diçka për të cilën presidenti i portugezëve të Portos, Pinto Da Costa, fajëson drejtuesit e Milanit.

Kosova e mbylli në vendin e parafundit, federata shkarkon trajnerin Glihan

“Për Taremin, Milani ka paraqitur vetëm oferta që mund t’i cilësojmë si qesharake. Për të cilat as nuk ia vlente të diskutonim fare!

Asnjë nga propozimet e tyre nuk i afrohej vlerës së klauzolës së lojtarit.

Duhet të jemi realistë. Taremi ka marrë oferta që nuk i ka pranuar deri tani, dhe flas për oferta që do i mundësonin të fitonte 10 mln euro në sezon.

Më jepni 10 mln euro, paguani edhe 10 të tjera për taksat dhe unë i rinovoj kontratën”, theksoi kreu i Portos në lidhje me goleadorin, situatën e të cilit po e monitoron edhe Interi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat