Kryendeshja në Prishtinë

Futboll

Kryendeshja në Prishtinë

Nga: K.G. Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 22:21
KF Prishtina e Re

Prishtina e Re është lider i Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.

Prishtina e Re synon fitore të premten që të përforcohet edhe më shumë në krye por edhe të ikë sa më larg Ferizajt.

Nga ana tjetër, Ferizaj pretendon hakmarrje ndaj Prishtinës së Re për humbjen në rrethin e parë me 2:4.

Ferizajasit me fitore i afrohen lideri në tabelë.

Kryendeshja e javës së 13-të luhet të premten në orën 13.00 në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë.

Prishtina e Re kryeson me 29 pikë dhe Ferizaj renditet në vend të katërt me 23 sosh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat