Slishkoviq dikur kundërshtar i Prishtinës, sot kandidat për pankinën e kombëtares së Kosovës 

Futboll

Slishkoviq dikur kundërshtar i Prishtinës, sot kandidat për pankinën e kombëtares së Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 22:30
Blazh Slishkoviq

Blazh Slishkoviq është emër i njohur i futbollit sidomos për gjeneratat e mesme dhe të vjetra në Republikën e Kosovës.

Slishkoviq ka luajtur për Velezhin e Mostarit dhe Hajdukun e Splitit, dikur (në vitet e 80-ta) ishte kundërshtar i Prishtinës kur garonin në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë.

“Siç mësojmë, Slishkoviq është kandidati më serioz për pozitën e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës. 

Mostarasi, i cili si lojtar dhe trajner la gjurmë të dukshme te Hajduku i Splitit.

Tashmë duket se është shumë afër Kosovës.

Slishkoviq, në të gjitha skuadrat dhe kombëtaret, kërkonte futbollin sulmues.

Baka pati një karrierë mbresëlënëse si lojtar. 

Përveç në vendlindjen e tij Velezh, ai luajti me sukses në Hajduk, Marseille, Pescara, Olympique, Rennes”, - shkruan mediumi boshnjak “sportske”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat