Mourinho duket se ka gati transferimin e parë për janar

Futboll

Mourinho duket se ka gati transferimin e parë për janar

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 23:48
Jose Murinho

Agjentja Rafaela Pimenta ka konfirmuar se sulmuesi i Santos, Marcos Leonardo do të transferohet në Evropë në janar.

Roma është favorite për të nënshkruar me sensacionin brazilian në afatin e dimrit.

Pimenta tha për Sky Italia: “Do të ishte një pyetje për anëtarin e Romës, Tiago Pinto (drejtori i përgjithshëm i Romës), ai do të jetë atje këtë pasdite”.

“Ajo që mund të them është se lojtari është gati të largohet dhe këtë herë ka një çmim fiks, nuk do të ketë nevojë për negociata të gjata, është arritur marrëveshja korrekte me Santosin”.

“Ai bëri gjithçka që duhej të bënte në Brazil për të ndihmuar ekipin dhe tani është gati të largohet”, ka zbuluar më tej ajo.

Roma e kërkoi Leonardon edhe gjatë verës, mirëpo Santosi nuk dëshironte ta lëshonte. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat