Mediumi boshnjak: Ky tranjer është shumë afër të emërohet selektor i Kosovës!

Futboll

Mediumi boshnjak: Ky tranjer është shumë afër të emërohet selektor i Kosovës!

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 06:26
Blaz Slišković

Trajneri boshnjak, Blaz Slišković është kandidati më serioz për pozitën e përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës.

Si lojtar dhe trajner la gjurmë të dukshme te Hajduku, më herët ishte kandidat për stolin e Kombëtares nga Kosova.

Tashmë duket se është shumë afër Kosovës, raporton mediumi boshnjak, sportske.ba.

Slišković, në të gjitha skuadrat dhe kombëtaren, detyronte futbollin sulmues, dhe ishte veçanërisht i prirur të inkuadrojë lojtarët e rinj.

Baka pati një karrierë mbresëlënëse si lojtar. Përveç në vendlindjen e tij Velezh, ai luajti me sukses në Hajduk, Marseille, Pescara, Olympique, Rennes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat