Milani, përgatitet mini-revolucion

Futboll

Milani, përgatitet mini-revolucion

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 11:11
Milani

Me tetë pikë larg kreut pas vetëm 12 javësh në kampionat dhe me një situatë jo pak të komplikuar në Ligën e Kampionëve, te Milani kanë nisur që tani të mendojnë për merkaton e janarit, ku mediat pranë “kuqezinjve” kanë parashikuar një mini-revolucion për të shpëtuar sezonin.

Kështu drejtuesi e klubit po planifikojnë afrimin e një sulmuesi, teksa alternativa janë Xhonatan David i Lille, që ka një klauzolë prej 40 milionë eurosh dhe kontratë deri në 2025-ën dhe  Serhou Zhirassy, zbulim i Stuttgartit, që ka klauzolë 17 milionë euro.

I pari duket më i mundshëm, edhe pse kushton më shtrenjtë, pasi sulmuesi i Shtuttgart e ka bërë vazhdimisht të qartë se nuk ka ndërmend të ndërrojë skuadër para fundit të sezonit, duke u dhënë asist drejtuesve të klubit që t’i ofrojnë rinovimin dhe të rritin ndjeshëm klauzolën e shitjes. Në mbrojtje kuqezinjtë po studiojnë mundësitë e afrimit në huazim të ish-futbollistit të Spezias, Kivior, i cili është në pronësi të Arsenalit dhe po luan shumë pak, por edhe të Badiashile, francez i transferuar në verë te Çellsi, por që po gjen shumë pak hapësira.

Në të dy rastet kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të paguajnë për blerjen e kartonit, por me dëmtimin e Kalulu do të donin të afronin të paktën njërin për të kompletuar prapavijën deri në fund të sezonit. Një tjetër repart ku priten përforcime është edhe mesfusha, me Krunic që me shumë gjasa mund të largohet drejt Turqisë dhe Milanin që po ndjek adoleshentin e Shalke 04, Assan Ouedraog, një futbollist i talentuar, por që më shumë duket një investim për të ardhmen, sesa për të dhënë menjëherë kontribut,.

Objektivi i fundit i merkatos së janarit do të jetë një mbrojtës i majtë, që të mund të bëjë rezervën e Theo Hernandez. Kuqezinjtë kanë piketuar Juan Mirandën nga Betis, i cili ka kontratë deri në fund të sezonit, por me një ofertë prej 2-3 milionë eurosh, mund të niset menjëherë nga Andaluzia, me destinacion Milanon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat