Ten Hag me “fshesë në dorë”

Futboll

Ten Hag me “fshesë në dorë”

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 11:21
Ten Hag

Ten Hag me “fshesë në dorë”!

Eric Ten Haag pritet të vazhdojë me likuidimin e listës së Manchester United. “Djajtë e Kuq” mund të mos jenë në një situatë tragjike, por imazhi i krijuar nga skuadra në shumicën e ndeshjeve i ka shqetësuar drejtuesit e klubit.

Sipas mediave angleze, trajneri holandez i United pritet të bëjë një spastrim të madh në listë, pasi ka mundësi që në vitin 2024 të largohen deri në 15 futbollistë nga klubi.

I pari sigurisht që do të hapë derën e daljes do të jetë Jadon Sancho, i cili është me ekspuls në klub, pas një marrëdhënie të prishur me Ten Hag.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat