Nagelsmann: Boll me fjalë

Futboll

Nagelsmann: Boll me fjalë

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 11:29
Nagelsmann

Gjermania e mbylli vitin 2023 në mënyrën më të keqe të mundshme. Duke humbur dy miqësoret ndaj Turqisë dhe Austrisë.

As Julian Nagelsmann nuk po arrin të gjejë kurën e duhur tek 4 herë kampionët e botës, por ish-trajneri i Bayern Munchen nuk demoralizohet.

“Kam ndjesinë që jemi luftëtarë të vetmuar, të gjithë shqetësohen shumë për veten e tyre. Forca e kësaj Gjermanie është kontrolli i topit dhe futbolli sulmues.

Por kur ne humbim topin vuajmë për t’u mbrojtur. Dhe aty nisin problemet tona.

Gjithsesi, unë nuk dua të bëj viktimën, pasi një gjë e tillë nuk na ndihmon aspak.

A jam penduar që pranova ofertën e trajnerit të Kombëtares? 

Jo, aspak. Po e shijoj këtë aventurë, por duhet të dalim nga kjo situatë falë forcës së madhe që kemi.

Nuk do të jetë e lehtë. Jam i zemëruar, pasi humbjet dhembin. Duhet të ngjallim emocione, por jo duke folur. Është koha e veprave”, u shpreh tekniku 36-vjeçar.

Gjermania si vend organizator, është pjesë e vazos së parë në shortin e Euro 2024 që do të hidhet në datën 2 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat