Kush e kërkon Mullerin?

Futboll

Kush e kërkon Mullerin?

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 11:34
Kane e Muller

Veterani i Bayern Munihut, Thomas Muller, raportohet se është i lidhur me transferimin te Manchester United.

Muller me “Bavarezët” në fund të këtij sezoni e mbyll kontratën, dhe sipas medieve gjermane, sulmuesi duket se nuk do të rinovojnë kontratën me gjigantin gjerman.

Reprezentuesi gjerman edhe nëse largohet nga Bayern Munich, ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.

34-vjeçari nuk ka ndërmend të pranojë ofertat nga Arabia Saudite apo nga Major League Soccer.

Prioriteti i Muller-it mësohet se është të qëndrojë në Bayern Munich dhe të përfundojë karrierën në “Alianz Arena”, por Manchester United do të provojë të transferojë lojtarin në verën që vjen.

Kujtojmë se menaxheri i “Djajvë të Kuq” Erik ten Hag në janarin e kaluar ishte përpjekur të nënshkruante me sulmuesin gjerman, por Bayern Munich nuk kishte pranuar shitjen e yllit të tyre.

Megjithatë, klubi anglez sërish është hedhur në sulm për Muller-in të cilin synon ta transferojë në “Old Trafford”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat