Rama flet për suksesin e Kombëtares: Njëshat e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë e çuan futbollin në Europë

Futboll

Rama flet për suksesin e Kombëtares: Njëshat e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë e çuan futbollin në Europë

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 12:12
Rama

Kryeministri shqiptar Edi Rama, gjatë fjalës së tij në samitin e Diasporës që mblodhi sot në Tiranë liderë të Ballkanit, risolli në vëmendje kualifikimin e Shqipërisë për në Europian.

Edi Rama: Ky samit ndodh pak ditë pasi njishat e Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë, së bashku në një skuadër jo vetëm e çuan Shqipërinë në Evropë, por dhe na ritreguan se çfarë mund të bëjmë ku bashkojmë talentet, forcat dhe mbi të gjitha kemi një strategji, për të fituar.

Së bashku, asnjë objektiv nuk është i paarritshëm, asnjë ëndërr nuk është e pamundur nëse jemi të vendosur për ta realizuar. Nëse ka një mësim të madh që të gjithë mund të marrim në të gjitha nivelet, nga të gjithë ata emrat që na bëjnë krenar sepse përmenden me shumë respekt në një botë shumë më të madhe, është mësimi që të gjithë ata kanë pasur një ëndërr shumë më të madhe se çfarë mundësit e tyre mund t’jua këshillonin dhe e kanë bërë realitet.

Mira Murati, Dua Lipa, Mira Mezini, Altoin Kadareja, Rita Ora, Ermonela Jaho, e me radhë, janë emra të cilët kanë rrugë të ndryshme dhe kanë arritur në për tu shkuar nder në fund ëndrrës së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat