Selmani: Asnjë trajner nuk e largon apo injoron lojtarin e mirë 

Futboll

Selmani: Asnjë trajner nuk e largon apo injoron lojtarin e mirë 

Nga: K. G. Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 12:25
Selmani

Futbollisti Edon Zhegrova është emri më i përfolur në muaj nëntor në Republikën e Kosovës.

Zhegrova ka mbetur jashtë kombëtares dhe kjo ka çuar shumë pluhur në shtetin tonë.

Trajneri Agron Selmani ka bërë një analizë të shkurtër në lidhje me këtë situatë. 

 “Asnjë trajner nuk e largon apo injoron lojtarin e mirë, atë që e jep ma të mirën dhe maksimumin në lojë, Zhegrova është një sportist i pjekur, ai nuk është i ri, ai për Kosovën duhet ta jap ma të mirën dhe të prezantoj në një masë po ato vlera që i prezanton në klubin e tij aktual dhe kjo nuk po ndodh, për pasoj ai po viktimizohet dhe ne po i afrojmë keqardhje dhe mirëkuptim.

Megjithatë Zhegrova duhet ta meritoj përkrahjen dhe nuk jam i sigurt se ai këtë momentum nuk është duke e keqpërdorë!
Rrahmani, Muriqi, Rashica pra edhe Zhegrova bëjnë dallimin dhe ata duhet të marrin përgjegjësin në bazë të vlerave dhe të reputacionit që kanë. 

Megjithatë Zhegrova po e plotëson vetveten jo në fushë por jashtë fushe me deklarata bombë duke shkelur njëkohësisht edhe kodin etik të sjelljes së lojtarit”, ka shkruar Selmani në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat