Lippi më donte

Futboll

Lippi më donte

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 12:27
Maldini

Paolo Maldini, ish-drejtori i zonës teknike të kuqezinjve, foli sërish dje, i ftuar i Giacomo Porettit në PoretCast-in e tij.

Këto janë reflektimet për karrierën e tij: “Është gjithnjë e më e vështirë për një lojtar të qëndrojë me një ekip gjithë karrierën e tij. Fillova në ’84-‘85 në Serie A, atëherë nuk ishte aq e zakonshme të shkoje jashtë vendit apo të ndryshoje ekip, kishte mekanizma të ndryshëm.

Unë pata fatin të gjeja një president dhe një klub që më mundësonin të qëndroja në të njëjtin ekip.

Të qenit i dashur nga të gjithë vjen edhe nga fakti se kam luajtur në 4 Kupa Bote dhe kam përfaqësuar Italinë”.

Për Kupën e Botës: “Isha shumë afër, në vitin 2006 Lippi më kërkoi të shkoja, por iu përgjigja se nuk mund ta bëja. Kisha disa dhimbje dhe kështu doja të isha në maksimumin tim për vitet e fundit të karrierës”.

Fillimet e karrierës: “E fillova në kopshte, në zonën jugore të Milanos, shkova në shkollën ‘Leonardo Da Vinci’, më pas u provova në Milano. Më pyetën se çfarë roli kisha dhe unë u përgjigja: Çfarë roli të lirë ka? Në fakt e nisa si anësor i djathtë, më pas në moshën 14-vjeçare si mbrojtës. Braga më bëri të firmos, në raportin e tij shkruhej që nuk dorëzohem kurrë.

Talenti? Ju mësoni shumë gjëra, veçanërisht disiplinën. Ju mund të stërvitni teknikën, por është e vërtetë që talenti ju shpërblen. Pastaj, padyshim ju takon t’i zhvilloni disa karakteristika përmes stërvitjes. Më duhen 10 sekonda për të kuptuar se kush është i miri, pra talent, dhe kush jo. Pastaj, natyrisht që duhet shumë më tepër për të arritur në një nivel të caktuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat