Egnatia i kushton homazhe Dwamenas përpara ndeshjes: Kapiteni ynë legjendar!

Futboll

Egnatia i kushton homazhe Dwamenas përpara ndeshjes: Kapiteni ynë legjendar!

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 13:59
Para ndeshjes

Egnatia i kushton homazhe Dwamena-s përpara ndeshjes: Kapiteni ynë legjendar!

Egnatia dhe Partizani kanë vazhduar ndeshjen e pezulluar në minutën e 24-të, pas fatkeqësisë që ndodhi në fushën e lojës para pak javësh, më 11 nëntor.

Klubi rrogozhinas i kushtoi një ceremoni homazhi ish-sulmuesit dhe kapitenit të tyre. Të dyja ekipet u futën në fushë me një fanellë ku kishte të stampuar foton e Dwamena.

Të dy ekipet vendosën lule në foton e tij për ta nderuar, dhe në fund të gjithë së bashku bënë një foto në nder të tij. Para ndeshjes gjithashtu u mbaj edhe 1 minutë heshtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat