Jahaj nuk është pjesë e Lirisë

Futboll

Jahaj nuk është pjesë e Lirisë

Nga: K.G. Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 14:01
Naif Jahaj - majtas

Naif Jahaj nuk është më pjesë e klubit me renome Liria e Prizrenit.

Lajmi bëhet i ditur në faqe zyrtare të KF Lirisë. 

“FC Liria dhe trajneri Naif Jahaj, me marrëveshje kanë ndërprerë bashkëpunimin”, njofton KF Liria.

"Klubi e falenderon për kontributin dhe i uron suksese në vazhdim", ka thënë  në emër të klubit, Gazmend Kiqe. 

Naif Jahaj, ka qenë më parë koordinator në Shkollën e Futbollit.

Ai, ka drejtuar me sukses edhe  ekipin e femrave.

Ndërsa, dy vitet e fundit ishte ndihmës trajner te ekipi Seniorë.

Jahaj ka falënderuar Klubin për bashkëpunimin, dhe e ka uruar për suksese në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat