Reali dhe Barcelona në garë për lojtarin nga Brazili

Futboll

Reali dhe Barcelona në garë për lojtarin nga Brazili

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 14:42
Pamje nga një ndeshje

Real Madridit ka hyrë në garë për talentin brazilian të Palmeiras, Estevao Villian, i cili pëlqehet shumë edhe nga rivali i tyre i madh, Barcelona. Estevao është një sulmues anësor i krahut të djathtë që mund të luajë edhe si anësor i majtë ose mesfushor sulmues. Ai është në zjarr në Kupën e Botës U17 këto ditë, duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 3 asistime në 4 paraqitje për kombëtaren e tij.

16-vjeçari brazilian së fundmi ka zbuluar se ëndërron të luajë për Barcelonën, e cila thuhet se e mban atë në radarët e tyre. Megjithatë, klubi nga “Camp Nou” nuk do ta ketë aspak të lehtë të transferojë talentin e madh brazilian.

Sipas Roger Torelo të “Mundo Deportivo”, Real Madridi i është bashkuar Barcelonës në garën për Estevaon, i quajtur gjithashtu Messinjo.

Të martën, “Los Blancos” kontaktuan Palmeiras për të mësuar statusin e transferimit të lojtarit. Edhe shoqëruesit e Vinicius Junior ofruan ndihmën e tyre.

Estevao ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro. Paris Sen Zhermenin deri më tani ka bërë oferta me vlerë 40 dhe 50 milionë euro, të cilat me sa duket u refuzuan nga klubi brazilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat