Serbët të zemëruar me listën, pse shqiptarët janë para tyre!

Futboll

Serbët të zemëruar me listën, pse shqiptarët janë para tyre!

Nga: K. Goca Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 14:55
Pamje nga ndeshja Shqipëria - Ishujt Faroe

Portali i specializuar “Goal.com” publikoi parashikimet e para të favoritëve për të fituar Euro 2024 dhe e vendosi Serbinë në vendin e 20-të.

Serbët janë të zemëruar, pse shqiptarët janë para tyre dhe 11 pozita më lart!

“Sipas gazetarëve të portalit të përmendur, janë përfshirë edhe Shqipëria, Sllovenia dhe Kroacia, të cilët kanë shpjeguar vendimin e tyre për ta vendosur Serbinë në fund të listës”, shkruan pamfleti serb “Kurir”.

“Është shumë e vështirë të hiqet dyshimi se Serbia pati shumë fat në një nga grupet më të dobëta të kualifikimeve. 

Ata fituan vetëm 14 nga 24 pikë, humbën dy herë nga Hungaria dhe pësuan 10 gola në tetë ndeshje. 

Megjithatë, ata ia dolën të dilnin në vendin e dytë”, thuhet në tekst.

Nga ana tjetër, pamfleti serb “Kurir” shkruan: “Lista mori shumë kritika sepse për shembull Gjermania është vetëm në pozitën e 15-të, ndërsa Shqipëria dhe Turqia janë në dhjetëshen e parë”.

 Ja si duket e gjithë lista, renditja:

1. Franca
2. Portugalia
3. Spanja
4. Anglia
5. Belgjika
6. Austria
7. Hungaria
8. Turqia

9. Shqipëria
10. Holanda
11. Italia
12. Kroacia
13. Rumania
14. Skoci
15. Gjermania
16. Danimarka
17. Sllovakia
18. Sllovenia
19. Zvicra
20. Serbia
21. Republika e Çekisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat