Real Madridi, pas Endrick synon një tjetër talent brazilian

Futboll

Real Madridi, pas Endrick synon një tjetër talent brazilian

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 15:41
Willian

Pasi i ka parakaluar të gjithë për Endrick, Real Madridi është gati të rrëmbejë një tjetër talent brazilian si Messinho, i njohur si Estêvão Willian Almeida de Oliveira Gonçalves, gjithashtu duke luajtur për Palmeiras.

Sulmuesi i lindur në vitin 2007 po shkëlqen në Kupën e Botës U-17, ku tashmë ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 4 asiste, duke e çuar Brazilin në çerekfinale, ku do të përballet me rivalin kryesor, Argjentinën.

Dje, Real Madridi ka kontaktuar edhe një herë me klubin brazilian për të kërkuar informacion mbi djaloshin e ri dhe parashikuar konkurrencën për të, duke përfituar edhe nga marrëdhëniet e mira të lindura nga blerja e Endrick, i cili do të mbërrijë në Madrid vetëm në verë.

Sipas “Mundo Deportivo”, megjithatë, nuk mungon konkurrenca për talentin e ri brazilian, me PSG që ka bërë një ofertë të rëndësishme në verë, prej 50 milionë eurosh për Messinho, por duke e gjetur derën të mbyllur nga Palmeiras.

Edhe Barcelona ka menduar për të, por situata financiare e klubit katalanas nuk duket se mund të mbështesë një shpenzim të kësaj përmase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat