Real Madrid në kërkim të një sulmuesi, preferohet Mauro Icardi

Futboll

Real Madrid në kërkim të një sulmuesi, preferohet Mauro Icardi

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 15:47
Mauro Icardi

Real Madrid vuan për një sulmues qendror që pas largimit të Benzema.

Pavarësisht se Endrick do të vijë në radhët e “Los Blancos”, përsërsi drejtuesit po shohin për një sulmues me më shumë eksperiencë.

Siç raporton gazeta turke “Fanatik”, Real Madrid ka ndjekur nga afër Mauro Icardi gjatë këtij sezoni dhe po përgatiten për një ofertë në drejtim të Galatasaray me synimin për të fituar shërbimet e bomberit argjentinas, madje që në janar.

Icardi është rikthyer në formën e tij të jashtëzakonshme, pasi në 20 ndeshjet e fundit ai ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar 3 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat