Rikthehet Superliga, spikat përballja Prishtina - Drita

Futboll

Rikthehet Superliga, spikat përballja Prishtina - Drita

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 16:02
Pamje nga orari

Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë vikend me ndeshjet e javës së 15-të.

Kjo xhiro nisi nesër pasdite, ku do të përballen Malisheva-Ballkani, ndeshje në të cilën kampionët në fuqi llogaritën favorit.

Xhiroja e 15-të do të vazhdojë të shtunën pasdite, ku ballafaqohen Fushë Kosova-Dukagjini dhe Feronikeli ’74-Liria, duel këto që pritet të sjellin sfida interesante.

E diela pasdite vjen me dy superduele, ku takohen Prishtina-Drita dhe Gjilani-Llapi, përballje këto që gjithnjë kanë sjellë duele interesante për shkak të rivalitetit mes këtyre ekipeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat