Abilaliaj: Ndeshje jo normale. Si vajti loja, më kënaq edhe pika në Rrogozhinë

Futboll

Abilaliaj: Ndeshje jo normale. Si vajti loja, më kënaq edhe pika në Rrogozhinë

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 16:22
Abilaliaj - djathtas

Trajneri i Partizanit Arbër Abilaliaj e quajti ndeshje të vështirë dhe jo normale për disa arsye.

Duke parë dinamikën që mori ndeshja, ku të kuqtë e mbyllën me 9 lojtarë, pasi u dëmtuan dy qendërmbrojtës, trajneri Abilaliaj pohoi se është i kënaqur me pikën në Rrogozhinë.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “MCN” trajneri sqaroi edhe çështjen e zëvendësimeve, pasi kur u dëmtuan dy mbrojtësit, Partizani i kishte kryer të gjitha zëvendësimet e mundshme.

“Ishte një ndeshje e vështirë për ta përgatitur. E nisnim në minutën 24. Çdo gjë shkoi siç e kishim punuar. Në pjesën e dytë patëm raste për të shënuar. Keqardhje, kaq shumë raste flagrante ndaj një ekipi të fortë, nuk shpërdorohen. Kur ishim të plotë nuk u rrezikuam.

Në pjesën e parë vetëm një goditje standarde nga vendasit,  në pjesën e dytë nuk na rrezikuan. Ne patëm raste me Rrapajn, Sembene, Carën dhe flagrant ishte ai i Mensah.  Ndeshje e luftuar dhe sakrifikuam, ku na u dëmtuam edhe dy qendërmbrojtësit. Si vajti ndeshja, jemi deri diku të kënaqur.

Mbrojtja?

Në krahasim me të kaluarën patëm një miks të gjërave, e dinim që në goditje standarde do të kishim vështirësi. Ndaj shtuam shtatlartësi në këtë repart. Në goditjet standarde je 50-50 dhe mendoj se i zgjidhëm mirë situata. Kur nuk je i plotë 100% normal që edhe kundërshtari do të krijojë mundësi. Po të shënonte Mensah nuk do të kishte më lojë

Ndërrimet nxitim?

Ne që kur filloi loja kishim vetëm 3 ndërrime dhe jemi të kënaqur me atë që bëmë. Takim jo normal, në aspektin psikologjik, të ndërrimeve, luan ndeshje 70 minuta. Ishte e vështirë dhe e panjohur për pjesën më të madhe të lojtarëve në fushën e lojës.

Është e vështirë të analizoj këtë ndeshje. Na kishte mbetur vetëm një stop ndërrimi pasi aktivizuam Mensah, pasi kur rinis ndeshja i kishim bërë dy ndërrime.

Ndaj në stopin e fundit të ndërrimeve, donim që të gjithë lojtarët tanë në formë ti kishim në fushë, morëm këtë vendim që të përdornim ndërrime dhe të ndryshonim lojën. Është e vështirë të llogaris ndërrimet, ishim edhe të cunguar. Falënderoj çunat opër angazhimin dhe për pikën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat