Vora gjen fitoren në transfertë

Futboll

Vora gjen fitoren në transfertë

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Pas një barazimi dhe një humbje, Vora rikthehet te fitorja dhe këtë e bën në transfertë ndaj Besës.

Skuadra e Vorës triumfoi me shifrat 0-1, teksa golin vendimtar e shënoi Peralta në minutën e 74.

Në çerekorëshin e mbetur miqtë e menaxhuan më së miri avantazhin duke marrë tre pikë të arta për momentin ku ndodhej skuadra si dhe për vetë objektivat që Vora ka në këtë sezon.

Pas kësaj fitoreje, Vora ngjitet në kuotën e 22 pikëve në vend të pestë pas 12 javësh, ndërsa nga ana tjetër, Besa në vendin e nëntë me 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat