Prokuroria bën kërkesën zyrtare

Futboll

Prokuroria bën kërkesën zyrtare

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 16:50
Dani Alvesh

Nuk ka akord për momentin për çështjen e Dani Alvesh dhe dënimin e tij si rrjedhojë e akuzave për agresion seksual që u ngritën që në dhjetorin e vitit 2022. Prokuroria tashëm ka bërë kërkesën zyrtare për burgosjen e lojtarit dhe do të jetë gjykata ajo që do të vendosë masën përfundimtare.

Sipas mediave spanjollë, prokuroria ka kërkuar 8 vite burg për futbollistin, si dhe pagesën e shumës së 150 mijë eurove për viktimën e sulmit seksual. Dani Alvesh është i mbyllur në burgun “Brians 2” të Barcelonës që në muajin janar, ku ka qëndruar pa të drejtën e lirimit me kusht pasi ekzistonte frika se do të arratisej nga Spanja.

Ai ka ndryshuar disa herë versionin e ngjarjeve që kanë ndodhur, ndërsa tani raportohet se është gati që të gjejë një pakt me drejtësinë, në mënyrë që të ulet edhe kohëzgjatja e dënimit të tij.

Mendohej se gjyqi do të mbyllej para fundit të këtij viti, por tashmë parashikohet se dënimi do të vulosët nga gjykata në tremujorin e parë të vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat