Guti për trajnerin e ardhshëm të Real Madridit

Futboll

Guti për trajnerin e ardhshëm të Real Madridit

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 16:59
Guti

Guti ka folur rreth trajnerit të ardhshëm të Real Madrid. Carlo Ancelotti pritet të largohet nga stoli në fund të sezonit dhe të emërohet trajneri i kombëtares së Brazilit.

Ish-mesfushori i Real Madrid, Guti, është shprehur se do të dëshironte të shihte francezin Zidane përsëri në stolin e “Los Blancos”, por gjithashtu thekson se është kundër një rikthimi të mundshëm të Mourinho.

“Unë do të doja ta shihja Zidane përsëri te Reali, nuk e kuptoj pse ai nuk duhet të kthehet për herë të tretë.

Mourinho? Jo, ai nuk ka profilin e duhur. Kur shihja duke luajtur Realin e tij, kishte raste kur mërzitesha. Më vjen keq, por është e vërtetë”, u shpreh Guti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat