Kwasniok: Muslija është lodhur shumë me Kosovën

Futboll

Kwasniok: Muslija është lodhur shumë me Kosovën

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 18:10
Muslija

Trajneri i Paderborn, Lukas Kwasniok, ka thënë se Florent Muslija është kthyer shumë i lodhur pas tri ndeshjeve me Kosovën.

Mesfushori sulmues ka luajtur të tria ndeshjet e Kosovës si titullar, duke qenë prej më të mirëve në fushë.

“Ai u kthye vonë të mërkurën pasdite, kishte tre ndeshje tij dhe i luajti pothuajse të gjitha, dhe ende mund të shihje lodhjen në fytyrën e tij”, shpjegoi fillimisht Kwasniok.

Prandaj, golashënuesi më i mirë nuk u stërvit të enjten në mëngjes dhe ka gjasa të mungojë në fundjavë.

“Ai sigurisht që do të stërvitet lehtë të premten dhe më pas do të vendos me të. Ne gjithashtu kemi detyrë të kujdesemi për lojtarët, sepse rreziku i lëndimit është rritur ndjeshëm”, deklaroi trajneri.

Muslija pra mund do të luajë të shtunën vetëm nëse është vërtet në formë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat