Ngacmon Interin nga Parisi

Futboll

Ngacmon Interin nga Parisi

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 18:50
Milan Skriniar

Milan Skriniar, i intervistuar nga kanalet zyrtare të PSG-së, i dërgon një mesazh dashurie klubit të tij aktual me një frazë e cila, megjithatë, duket si një ngacmim për Interin:

“Si jam? Ndihem shumë mirë. Më në fund jam aty ku doja. Kam punuar shumë për këtë.” Mbrojtësi sllovak ndoshta e ka fjalën për transferimin e dështuar që ndodhi janarin e kaluar, kur u duk se zikaltërit për të mos e humbur për asgjë, transferim që ndodhi gjatë sezonit aktual.

Për të mos dobësuar skuadrën në dispozicion, Interi vendosi të mos vazhdojë, duke humbur Skriniari, i cili kishte zgjedhur të mos rinovonte kontratën e tij dhe doli i lirë në korrik. Sigurisht që nuk janë fjalë relaksuese, me të njëjtin ton si ato të lëshuara para ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Milanit: “Marota thotë atë që thotë (për mosrinovimin), nuk dua të krijoj probleme dhe polemika, unë e di si shkoi dhe agjenti im e di gjithashtu. Nuk është koha për të folur, nuk dua të krijoj telashe.”

Më pas Shkrinjar foli për dallimet mes futbollit italian dhe atij francez: “Në Ligë 1 ka shumë lojtarë të fortë, të shpejtë, fizikë. Në Serie A ka më shumë futboll taktik, ndërsa këtu ka më shumë dyluftime një me një, kundër lojtarëve të fortë, kështu që ata nuk janë të lehta për t’u përballuar”. Me Markuinjos u gjet menjëherë marrëveshja:

“Ai flet italisht dhe kështu u kuptuam menjëherë. Shkojmë shumë mirë dhe kjo është një gjë e mirë. Për mua ai është një nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë, këtë e mendoja përpa se të mbërrija këtu”.

Së fundi, për kërkesat e Luis Enrikes: “Ne duam të kemi topin dhe të kontrollojmë lojën. Është stili ideal i lojës, sepse kur ke posedimin e topit, kundërshtari yt duhet të vrapojë pa top në përpjekje për ta rifituar atë dhe ata lodhen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat