Legjenda e Bayernit: Gjermania në kaos, kam frikë se nuk do jetë gati për Europian!

Futboll

Legjenda e Bayernit: Gjermania në kaos, kam frikë se nuk do jetë gati për Europian!

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 20:11
Uli Hoeness

Gjermania po pergatitet per te pritur Europianin 2024 por duket se situata shqetësuese në përfaqësuesen e Panzerave ka prekur edhe Uli Hoeness.

Presidenti i Nderit të “bavarezëve” të Bayern Mynih e ka përshkruar me qartë dhe thjeshtë panoramën e “pancerave” në miqësoret e fundit, nën urdhrat e Julian Nagelsmann.

“Shikojë kaos kudo. I shtangur nga këto paraqitje.

Vështirë të jap përgjigje se cilat vida duhen mbërthyer më parë në organizmin e grupit si një trup i vetëm.

Problemi është se ekipi nuk ka forcë, jo vetëm në barrierën defensive, shfrytëzimin e rasteve, por edhe në fitimin e dueleve.

Zanafilla e gjithçkaje ka të bëjë me sistemin. Nagelsman e ka kohën e kufizuar përpara Kampionatit Evropian dhe do i duhet një punë thelbësore që ta kthejë përfaqësuesen në rrugën e duhur”,- u shpreh Presidenti i nderit të Bayern Munih.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat