Deco: Ja si do të veprojë Barcelona për zëvendësuesin e tij

Futboll

Deco: Ja si do të veprojë Barcelona për zëvendësuesin e tij

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 20:14
Deco

Gavi i mbylli kualifikueset e Euro 2024 në mënyrën më të keqe të mundshme. Mesfushori spanjoll u dëmtua në ndeshjen që Spanja luajti përballë Gjeorgjisë.

Dëmtimi ishte i rëndë dhe sipas ekzaminimeve të bëra, ‘ylli’ i Barcelonës nuk ka mbyllur vetëm sezonin me këta të fundit, por ka humbur edhe Euro 2024 me Spanjën. Një lajm aspak i mirë si për kombëtaren spanjolle dhe Barcelonën, pasi Gavi është një nga lojtarët kyç tek të dy ekipet.

Në një intervistë ku është pyetur mbi këtë dëmtim dhe nëse Barcelona do të blintë një mesfushor për ta zëvendësuar Gavin, ka folur drejtori sportiv i katalanasve, Deco.

“Sot Gavi është një lojtar i pazëvendësueshëm.

Nuk ka asnjë lojtar në treg që mund të bëjë punën e tij. As me mentalitetin apo aftësitë e tij.

Të diskutosh se si të zëvendësosh Gavin është një gabim tepër i madh.

Është gabim të mendosh se do të gjëjme një lojtar për të zëvendësuar.

Ne nuk do të çmendemi për dëmtimin e Gavit. Është e trishtueshme për të dhe për ne, por nuk do të gjejmë një zëvendësues”, është shprehur drejtori sportiv Blaugranas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat