Tuchel: Pse të mos qëndrojë edhe sezonin tjetër?

Futboll

Tuchel: Pse të mos qëndrojë edhe sezonin tjetër?

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 20:28
Tuchel

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel nuk sheh asnjë arsye se përse Thomas Muller të tërhiqet nga futbolli.

Tekniku i bavarezëve theksoi së fundmi se 34-vjeçari mund të vijojë të luajë në nivele maksimale dhe ndaj është i mirëpritur për të qëndruar pjesë e rekordmenëve gjermanë edhe për sezonin e ardhshëm.

“Ne e duam Muller në skuadër. Është e qartë edhe nga ana e vetë lojtarit, ai kërkon të luaj ende futboll.

Pastaj nuk e kuptoj se cila është arsyeja që ai të mos vazhdojë në këto nivele të larta që është paraqitur aktualisht?

Jam i bindur se mund ta bëjë këtë edhe për sezonin tjetër. Unë e shoh atë të stërvitet dhe të ndjehet shumë mirë. Muller është një ikonë e këtij klubi dhe ka respektin tonë maksimal”, u shpreh Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat