Balotelli pëson aksident me veturën e tij prej 100 mijë eurosh, refuzoi testin e alkoolit

Futboll

Balotelli pëson aksident me veturën e tij prej 100 mijë eurosh, refuzoi testin e alkoolit

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 09:37
Foto ilustrim nga vendngjarja

Futbollisti Mario Balotelli, ka shmangur një dëmtim të rëndë pasi pësoi një aksident me makinë në Brescia të Italisë.

Sipas gazetës italiane Fatto Quotidiano, aksidenti ka ndodhur në Orzinuovi, në Brescia, vendlindja e Balotellit, rreth orës 20:30.

Balotelli, i cili tani luan për skuadrën turke Adana Demirspor, ishte kthyer në shtëpi pasi po rikuperohej nga një dëmtim, transmeton Klankosova.tv.

33-vjeçari thuhet se humbi kontrollin e makinës së tij Audi Q8 prej100 mijë eurove, pasi u përplas me një mur,.

Balotelli pranoi trajtim nga mjekët pasi doli nga makina e tij dhe u shtri në tokë. Sulmuesi thuhet se i ka shpëtuar lëndimeve të rënda pas përplasjes.

Sky Sport Italia raportoi se policia u përpoq t’i bënte Balotellit një test të alkoolit pas përplasjes, të cilën ai e refuzoi.

Kjo bëri që policia t’i konfiskonte lejen e drejtimit Balotellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat