Uzuni gjen golin, por Granada bie

Futboll

Uzuni gjen golin, por Granada bie

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 23:02
Uzuni

Alaves-Granada mbyllet me rezultatin 3-1, me vendasit që rikthehen te fitorja, ndërsa miqtë vazhdojnë të vuajnë nga fundi i renditjes së La Liga.

Sfida hapëse e raundit të 14-të të elitës së futbollit spanjoll foli për Alaves, ndërsa Granada e Myrto Uzunit duket se nuk po di si të dalë nga kriza.

Sfida u zhbllokua në minutën e 11’, me autogolin e Torrent që u dha avantazhin vendasve, ndërsa Rebbach e dyfishoi avantazhin në minutën e 38’.

Në minutën e 55’ Omorodion realizoi golin e tretë për Alaves, e ndërsa u duk se sfida po mbyll me rezultatin 3-0, Granada fitoi penallti në minutën e 86’.

Ekzekutimi i penalltisë iu besua sulmuesit të kombëtares shqiptare, Myrto Uzunit, i cili e realizoi më së miri, duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.

Pavarësisht tentativave nga ana e miqve për të gjetur të tjerë gola, në fund ky takim u mbyll me rezultatin 3-1.

Pas javës së 14-të të La Liga, Alaves renditet në vend të 12-të me 15 pikë, teksa Granada qëndron në vend të parafundit, 19-të, me vetëm shtatë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat