Salah: Rivaliteti me Manchester Cityn na ka ngritur deri në këto nivele

Futboll

Salah: Rivaliteti me Manchester Cityn na ka ngritur deri në këto nivele

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 12:29
Salah

Mohamed Salah beson se nivelet e tij dhe të Liverpoolit janë ngritur si rezultat i dueleve të shpeshta dhe të ashpra me Manchester Cityn gjatë viteve.

Në një intervistë për sajtin e klubit, sulmuesi egjiptian komentoi nga forma e tij personale, deri te kryendeshja e sotme mes dy ekipeve kryesuese të Premier Ligës.

Si e vlerësoni rivalitetin mes Liverpoolit dhe Manchester Cityn?

"Kjo na bën një ekip më të mirë, na bën lojtarë më të mirë dhe jam i sigurt se e bën menaxherin më të mirë gjithashtu.

Kur e dini se dikush do të fitojë gjithmonë ndeshjet dhe dikush gjithmonë pret që ju të humbisni një ndeshje, ju gjithmonë punoni më shumë se zakonisht. Kjo na bën një ekip më të mirë dhe lojtarë më të mirë{" - tha Salah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat